13:58 / E Premte, 08 Prill 2022 / B O

Ndërron jetë në Shkup sportisti kroat që u rrah brutalisht

Denis Tot , 27 vjeç, ka ndërruar jetë sot në spitalin e Shkupit. Hendbollisti kroat nuk ka arritur të përballojë rrahjen brutale në një diskotekë në Maqedoninë Veriore.

“Ai është sjellë në klinikën tonë në gjendje kritike dhe zemra nuk i rrihte”tha drejtoresha e spitalit në Shkup, Maja Mojsova.

Tot është rrahur brutalisht në klubin e natës “Privilege” në Shkup.

Butel ishte hendbollist i Butelit të Ohrit.

Kroati dyshohet se është rrahur me boksa të hekrut dhe me shkopinj, ndërsa kishte fraktura të shumta në të gjithë trupin./Indeksonline/