15:10 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë nëna e Arben Xheladinit

Ka ndërruar jetë mësuesja Resmije Xheladini, përcjellë Indeksonline.

Ajo ishte nëna e protestuesit të Vetëvendosjes të vrarë në demonstratat e 2007-tës, Arben Xheladinit.

Njoftimin për vdekjen e saj e ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla.

Ai në një postim në Facebook, tha se Resmije Xheladini vazhdon të jetë heroina e shoqërisë.

Related image


“Sot na la edhe një nënë dëshmori, Mësuesja Resmije Xheladini, nëna e Arbenit. Ajo edukoi jo vetëm fëmijët e saj, as vetëm nxënësit e saj por edhe shumë vajza e gra për gjatë gjithë jetës së saj. Me mirësjelljen e modestinë por edhe stoicizmin e saj ajo na edukoi edhe të gjithë ne që patëm fatin ta njohim. Ajo me plot kuptimin e fjalës ishte dhe vazhdon të jetë heroina e shoqërisë sonë”, shkroi Sfeçla./Indeksonline/

Image result for Arben Xheladini