14:05 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë një familjarë i afërt i Eliza Hoxhës

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare axha i saj.

Ajo poashtu ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 18:00 në Podujevë, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

 Sot në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë axha im Zymer Hoxha. Varrimi i tij bëhet nesër në ora 18:00 në Podujevë.

Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqëve!