75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / FR

Ndërron jetë një grua në Kamenicë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka ndërruar jetë në Kamenicë.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Kamenicë 25.09.2024 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/