75 Mall Live Search
17:25 / E Premte, 13 Mars 2026 / Gj Sh

Ndërron jetë një nga ish-futbollistët legjendarë të Arsenalit

Një nga ish-futbollistët e njohur të Arsenalit, Billy McCullough. ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Ish-lojtari, i cili veshi fanellën e “Topçinjve” gjatë viteve 1958–1966, ishte një figurë e respektuar në skuadër dhe u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në fushën e lojës, shkruan IndeksOnline.

Gjatë karrierës së tij me Arsenalin, ai regjistroi plot 268 paraqitje zyrtare, duke u bërë një nga emrat e rëndësishëm të asaj periudhe për klubin.

Në një reagim zyrtar, klubi i Arsenalit shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij./IndeksOnline/