Ndërron jetë një person në Obiliq, policia jep detaje

Dje në Milloshevë të Obiliqit ka ndërruar jetë një person, si pasojë e lëndimeve të pësuara.
Viktima, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës.
Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/