75 Mall Live Search
20:31 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë një person nga Klina, ishte i prekur nga Covid-19

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një person nga Klina i cili ishte i prekur me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur kryetari, Zenun Elezaj përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Viktima është Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel.

Postimi i plotë:

Telegram Ngushëllimi

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.

Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.