75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 27 Mars 2025 / H F

Ndërron jetë një shtetas i huaj në një lokal në Prishtinë (Pamje)

IndeksOnline pak më parë ka informuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, më saktësisht tek “Kafet e vogla”.

Në vendin e ngjarjes kanë policia si dhe Autoambulanca.

Lidhur me këtë detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj.”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. /IndeksOnline/