Ndërron jetë nxënësi nga Istogu, Alp Shoshi
Një lajm i rëndë ka tronditur sot qytetin e Istogut. Ndarja e parakohshme nga jeta e nxënësit Alp Shoshi ka prekur thellë të gjithë ata që e njohën.
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, stafi dhe nxënësit e Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Dardania” kanë marrë lajmin për humbjen e nxënësit të tyre, i cili ishte pjesë e klasës së pestë.
“Fjalët janë të pafuqishme përballë kësaj humbjeje kaq të rëndë. Alpi ishte një nxënës shembullor, i sjellshëm dhe i përkushtuar. Ai dallohej për mirësinë, respektin dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël që ndriçonte klasën çdo ditë. Prania e tij sillte gëzim, ndërsa largimi i tij ka lënë një zbrazëti të madhe në zemrat tona. Do ta kujtojmë gjithmonë si një fëmijë të urtë, të dashur dhe plot ëndrra. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në çdo cep të shkollës sonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagimin e shkollës.
.

