Ndërron jetë oficeri i burgut të Dubravës, ministrja Haxhiu me mesazh ngushëllues

Ka ndërruar dje jetë oficeri i burgut të Dubravës, Brahim Mehaj.
I ndjeri nga fshati Tomoc i Istogut humbi papritmas jetën pas atakut kardiak.
Ministra e Drejtësisë e ka ngushëlluar familjen Mehaj për humbjen ndërsa Brahim Mehajn e ka vlerësuar si punëtor të madh e të përkushtuar.
“E nderuar familja, Mehaj
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, z. Brahim Mehaj.
Z. Mehaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.
Përkushtimi në punë, në secilën detyrë që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që z. Mehaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Albulena HAXHIU
Ministre e Drejtësisë” thuhet në mesazhin ngushëllues./Indeksonline/