Ndërron jetë oligarku i njohur rus, përdori ilaçin e bretkosave!

Oligarku i njohur rus, Alexander Subbotin ka ndërruar jetë.
Sipas mediave ruse, multimiliarderi 43 vjeçar vdiq pasi piu helmin e bretkosave si një ilaq të propozuar nga dy mjekë popullor rus, Shamans Magua Flores (emri i vërtetë Alexey Pindyurin) dhe Tina Cordoba (Kristina Teikhrib).
Dyshohet se Subbotin ka pirë substanca toksike të marra nga trupat e bretkosave të ngordhura.

Sekrecionet helmuese të bretkosave kanë gëzuar popullaritet në rritje si ilaç në vitet e fundit në Rusi, shkruan Indeksonline.

Thuhet se Subbotin i njihte dy magjistarët e mundshëm dhe ishte miq me ta prej vitesh.
Vdekja e Subbotin është në radhën e disa vdekjeve të tjera të oligarkëve rus të cilët po përjetojnë rëndë humbjet ekonomike nga lufta me Ukrainën.
Alexander Subbotin, 43 vjeç ishte menaxher i lartë në gjigantin e energjisë Lukoil./Indeksonline/