Ndërron jetë pacientja e Istogut që doli dje pozitiv me koronavirus

Në orët e paraditës së sotme, ka ndërruar jetë pacientja nga Istogu e infektuar me koronavirus. Indeksonline merr vesh se S.K nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në QKUK.
E njëjta kishte probleme edhe në zemër dhe lukth.
38 vjeçarja nga fshati Lluga të Istogut ka lënë prapa dy fëmijë. Indeksonline merr vesh se e njëjta pak vite më parë kishte humbur edhe burrin në një aksident.
Indeksonline i shpreh ngushëllime familjes dhe bën thirrje që secili nga ju të respektoni me dinjitet të gjitha rregullat e sygjerimet në luftën ndaj koronavirusit.