75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 07 Prill 2025 / L A

Ndërron jetë papritmas ish-futbollisti i njohur në Serien A

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i njohur në Serien A, Jorge Bolano.

Bolano, ishte vetëm 47 vjeç ku ndërroi jetë pas një sulmi në zemër, në Cucutà të Kolumbisë, ndërsa po merrte pjesë në ditëlindjen e një të afërmi.

Bolano, njihet për kohën e tij në Serien A ku luajti për skuadra si Lecce, Parma, Modena dhe Sampdoria.

Ai la gjurmën e tij edhe me Kombëtaren kolumbiane ku shënoi një gol në 36 paraqitje, ishte kampion i Amerikës së Jugut nën 17 vjeç në 1993 dhe garoi në Botërorin e vitit 1998 në Francë./IndeksOnline/