75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / SH

Ndërron jetë papritmas trajneri dhe ish-futbollisti i njohur belg

Ish-ylli belg Glen De Boeck, ndërroi jetë të dielën në mbrëmje në moshën 54-vjeçare. Ai kishte pësuar një hemorragji të madhe në tru në shtëpi të premten, pas së cilës ishte në koma të thellë, konfirmoi familja e tij.

Qendërmbrojtësi luajti 280 ndeshje për Anderlechtin ku fitoi titullin kombëtar tre herë (2000, 2001 dhe 2004).

De Boeck gjithashtu e veshi fanellën e djajve të kuq 34 herë, përfshirë Kupën e Botës 1998 në Francë dhe Kupën e Botës 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Në shkurt të vitit 2005, ai u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij aktive për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Ai pati shansin e tij të parë si trajner kryesor te Cercle Brugge në vitin 2007, ndërsa më pas vazhdoi të punojë në Germinal Beerschot, VVV Venlo, Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.

Në vitin 2023, ai u kthye në KV Kortrijk, ku do të kalonte nëntë ndeshjet e tij të fundit si trajner./Indeksonline/