Ndërron jetë papritur inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Besnik Sadriu, inspektor dhe punonjës i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK).
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrës zyrtare. Gjatë angazhimit të tij institucional, Sadriu u dallua për integritet dhe përgjegjësi, duke fituar respekt të gjerë në rrethin profesional.
I ndjeri ishte djali i profesorit të nderuar Mahmut Sadriu, ndërsa humbja e tij e parakohshme përbën një humbje të madhe për familjen, institucionin dhe shoqërinë në tërësi.
Varrimi do të bëhet sot, më 14 dhjetor 2025, pas namazit të ikindisë, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Davidovc.
Familja Sadriu do të presë ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe kolegët

