Ndërron jetë parukieri i famshëm, kujdes për Shakirën dhe Heidi Klum

Njëri nga parukierët më të famshëm në botë, gjermani Sebastian Böhm ka vdekur në moshën 36 vjeçare. Parukieri i njohur si “Basti” vuante nga leukemia që prej vitit 2020.
Në fillim u duk sikur e kishte mposhtur sëmundjen, por në vitin 2021 kanceri i gjakut i është rikthyer.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar që duhet t’ju tregojmë se Basti ynë i dashur na ka lënë. Pusho në paqe”, thuhet në faqen e Facebook të sallonit të tij “Hairricane” në Magdeburg të Gjermanisë.
Heidi Klum dhe Shakira ishin vetëm disa nga klientet e famshme të Bohm./Indeksonline/