75 Mall Live Search
15:01 / E Hënë, 09 Shtator 2024 / L K

Ndërron jetë personi që qëlloi veten me armë zjarri, në Prishtinë

IndeksOnline më herët raportoi rreth një ngjarjeje të rëndë në “Bregun e diellit”, në Prishtinë.

Ku një person ka qëlluar veten më armë zjarri.

Ndërsa, vdekja e tij është konfirmuar në Klinikën Emergjente.

Këtë e konfirmoi për IndeksOnlinen, mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Avdush Bajgora.

Ai ka thënë se viktima kishte një plumb në kokë dhe se ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente.