19:46 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Ndërron jetë personi që u godit nga vetura në Pejë

Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në Pejë.

Mësohet se viktima është Ilir Osmani shtetas i Shqipërisë, i lindur në vitin 1980.

Ai ishte dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, që i shkaktoi aksidenti.

Policia është në kërkim të personit i cili shkaktoi aksidenin dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. /Indeksonline/