17:20 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Ndërron jetë prifti italian që shërbeu në Ferizaj nga viti 2000

Ambasadori italian në Kosovë Nicola Orlando, ka bërë të ditur se prifti Don Sandro Sciaboletta ka ndërruar jetë dje nga infektimi me Covid19, shkruan IndeksOnline.

Orlando bëri të ditur se Sciaboletta ka shërbyer që nga viti 2000 në Kosovë, saktësisht në Ferizaj.

“U trishtova shumë kur mësova se dje e humbëm Don Sandro Sciaboletta nga #Covid19. Një qytetar nderi i Ferizajt, puna e tij për të rinjtë e Kosovës që nga fillimi i viteve 2000 dëshmon për miqësinë midis vendeve dhe popujve tanë. Unë i bashkohem dhimbjes së shumë kosovarëve që do t’i marrë malli për të”, tha ai./IndeksOnline/