10:08 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë producenti i njohur, Busbee

Michael Busbee – i njohur profesionalisht si Busbee, ka ndërruar jetë.

Producenti i njohur, i cili ka bashkëpunuar me Maren Morris, Pink, Florida Georgia Line dhe Lady Antebellum, ka vdekur në moshën 43- vjeçare, raporton Rolling Stone.

Deri tashti, shkaku i vdekjes së Busbeet nuk dihet.

Busbee arriti sukses të madh në fushën e muzikës, duke shkruar baladën “H.O.L.Y” të Florida Geogria Linde, “Summer Nights” të Rascal Flatts,” Lady Antebellum’s “You Look Good,” dhe bashkëpunimin e Keith Urban me Carrie Underwood “The Fighter.”