Ndërron jetë psikiatri i njohur shqiptar

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë psikiatri i njohur shqiptar, Sami Dalipi.
Për vdekjen e tij, kanë lajmëruar familjarët e tij.
Dr. Samiu me fakultet të mjekësisë, të mbaruar në Prishtinë, me të ardhur në Zvicër ka punuar punë të ndryshme, si infermier dhe asistent mjeku deri sa, pa shkëputje nga puna ka arritur të specializojë dhe të mbrojë doktoratën, për psikiatri, shkruan albinfo.ch.
Pas kësaj ai ka punuar si mjek psikiatër në institucione të ndryshme shëndetësore të Zvicrës qendrore.
Që nga viti 2010 Dr. Sami Dalipi ka hapur ordinancën e psikiatrisë në Sursee, të cilën e ka drejtuar deri në ditët e fundit të jetës.
Kjo ordinancë ka qenë e para në Zvicër, e hapur nga një mjek shqiptar.
