75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / BA

Ndërron jetë rapsodi i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një nga rapsodët më të njohur kosovar, Marjan Gojani.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e tij, të cilët u kanë shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurit të tyre, shkruan IndeksOnline.

Gojani ia kushtoi një jetë të tërë folklorit shqiptar, ai kishte bashkëpunime të shumta, ndër to edhe me rapsodin e njohur, Augustin Uka.

Kënga dhe sharkia e Gojanit, do të lënë gjurmë gjithmonë në historinë dhe kulturën shqiptare.