23:39 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë regjisori i njohur italian

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur italian, Franco Zeffirelli.

Ai vdiq në moshën 94 vjeçare në banesën e tij të shtunën në Romë.

Zeffirelli është i njohur më së shumti për filmin kinematografike të ‘Romeo dhe Zhulietës’, ‘Traviata-s’ për të cilat ka marrë edhe nominim për Oskar.

Regjisori i famshëm ka disa vite që po luftonte me një sëmundje të rëndë./Indeksonline/