12:15 / E Premte, 11 Janar 2019

Ndërron jetë reperi homoseksual, qëllohet tetë herë me armë

Reperi i njohur nga Porto Riko, Kevin Fret i cili ishte deklaruar si homoseksual është qëlluar për vdekje.

Ai ishte 24 vjeçar dhe ishte reperi i parë që kishte treguar për orientimin e tij seksual, shkruan Indeksonline.

Fret i cili u vra në mes të qytetit të San Huan, u qëllua tetë herë me armë në kokë derisa po ngiste një motoçikletë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Eduardo Rodriguez.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj ndjenjën dhe dhimbjen që e kemi që humbëm një person me aq shumë ëndrra” , ka shkruar Rodriguez.

Me vdekjen e tij shkon në 22 numri i vrasjeve këtë vit në Porto Riko.

Reperi u përshkruar  nga miqtë e tij si një artist i lindur dhe pasionant për muzikën./Indeksonline/