75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë Shefqet Krasniqi, atdhetari dhe veterani i njohur i arsimit në Deçan

Ka ndërruar jetë Shefqet Krasniqi, veterani i njohur i arsimit në Deçan.

Pas një beteje të shkurtër me Covid 19, atdhetari nga Duboviku i Deçanit ndërroi jetë në Spitalin e Pejës.

Shefqet Krasniqi njihet si një nga mësimëdhnësit e parë në komunën e Deçanit, punëtor i zoti në arsim që ka nxjerrur shumë breza të dijes në këtë komunë.

Krasniqi mori pjesë ndër vite në shumë aktivitete kombëtare, që nga pajtimi i gjaqeve, mbajtja e mësimit nëpër shtëpi gjatë viteve të 90-ta dhe luftën e fundit çlirimtare.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 14-00 në Dubovik të Deçanit.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të kryhet vetëm nga rrethi i ngusht familjarë për shkak të masave shtetërore ndaj pandemisë./Indeksonline/