Ndërron jetë shkrimtari i njohur, librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist i kohës
Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare shkrimtari i njohur Milan Kundera. Ai dha frymën e fundit në Paris, aty ku dhe jetonte. Ai konsiderohet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj antikomunistë, teksa u arratis nga Çekia komuniste në vitin 1975, për në Francë.
Në vitin 1981, ai përfitoi shtetësinë franceze dhe që prej atëherë e konsideronte veten francez. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989.
Disa nga veprat e Milan Kundera:
Shakaja (Žert) (1967)
Valsi i lamtumirës (Valčík na rozloučenou)(1972)
Jeta është diku tjetër (Život je jinde) (1973)
Libri i të Qeshurës dhe Harresës (Kniha smíchu a zapomnění) (1978)
Lehtësia e padurueshme e qenies (Nesnesitelná lehkost bytí) (1984)
Pavdekësia (Nesmrtelnost) (1990)
Ngadalësia (La Lenteur) (1995)
Identititeti (L’Identité) (1998)
Mosdija (L’Ignorance) (2000)
The Festival of Insignificance (La fête de l’insignifiance) (2014)