14:11 / E Hënë, 15 Prill 2024 / S Z

Ndërron jetë studentja që ishte goditur nga treni në Prishtinë

Ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare studentja e gjermanishtes, Vlera Sadiku, e cila u godit nga treni me 26 mars, në lagjen Lakrishte në kryeqytet.

Shefi i intenzivës, doktor Shaqir Uka ka thënë për “Indeksonline”, se ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda edhe pse stafi mjeksor në QKUK e ka dhënë maksimumin.

“Pacientja ka qenë duke u trajtuar tek ne, por s’ka mund të iu bëjë ballë plagëve të marrë. Andaj sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë“, ka thënë Uka për Indeksonline. /Indeksonline/