Ndërron jetë tifozi i njohur i Kosovës

Ka ndërruar jetë tifozi i flakt i përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Ajeti.
I ndjeri njihej për prezencën e tij të vazhdueshme në ndeshjet e Kosovës.
Tifozi me aftësi të kufizuara ishte kudo aty ku ishte Kosova, dhe njihej pasionin e madh që e ndante në secilën sfidë.
Lajmi për vdekjen e Ajetit është konfirmuar edhe nga tifozeria e Kosovës “Dardanët”./Indeksonline/