75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Ndërron jetë trajneri i njohur kosovar, ish-legjendari i Prishtinës

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti legjendar i Prishtinës, Shefqet Sinani. Ai ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në ish-Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë.

I ndjeri ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet 80-të.

Sinani ishte edhe trajner tejet i suksesshëm në vitet 90-të, duke marrë epitetin: Trajneri i Gjeneratës së Republikës./Indeksonline/