75 Mall Live Search
18:00 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Ndërron jetë trajneri i njohur spanjoll

Në moshën 72-vjeçare, ka ndërruar jetë trajneri i njohur spanoll, Xabier Azkargorta.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjaret e tij, derisa ngushllime kanë shprehur edhe klubet e ndryshme spanjolle, shkruan IndeksOnline.

Xabier Azkargorta ishte trajner i disa klube spanjolle, derisa njhet për suksesin që kishte me Kombëtaren e Bolivisë, ku arriti ta kualifikonte për në Kupën e Botës në vitin 1994.

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë si trajner, ai ka drejtuar ekipe të shumta në Spanjë, Bolivi, Kili, Japoni dhe Meksikë. Ai shërbeu gjithashtu si trajner i ekipit kombëtar të Kilit./IndeksOnline/