Ndërron jetë veterani i arsimit në Llap
Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Komunë e Podujevës, Mustafë Ajvazi.
Ajvazi ishte mësuesi i parë i gjuhës shqipe dhe mësimdhënës i shquar edhe në ditët më të vështira të arsimit në vendin tonë.
Sipas njoftimit nga ana e familjarëve, varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 14:30 në fshatin Sveçël.

