23:33 / E Premte, 31 Mars 2023 / MSH

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferat Ferati, nga Prekazi, ka ndërruar jetë.

I ndjeri vuante tash e disa kohë nga një sëmundje.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha për Feratin se “përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej  burri stoik nuk do të zbehet kurrë”.

Ky është njoftimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve.

Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej  burri stoik nuk do të zbehet kurrë.

Do të na mungosh mik.

Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!

May be an image of 2 people and text that says 'CLIRINT'