75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / L K

Ndërron jetë vjehrra e Donald Trump

Ka ndërruar jetë Amalija Knavs, nëna e Melania Trump. Ajo ishte 78 vjeç.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar ish-zonja e parë e SHBA-së në Twitter.

Për vdekjen e vjehrrës, ka reaguar edhe Donald Trump.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se nëna ime e dashur Amalija ka ndërruar jetë. Amalija Knavs ishte një grua e fortë, gjithmonë e hijshme, e ngrohtë dhe dinjitoze. Ajo ishte plotësisht e përkushtuar ndaj burrit, vajzave, nipit dhe dhëndrit. Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë dhe duam trashëgiminë e saj”, ka shkruar Melania.

“Kjo është një natë e trishtuar për të gjithë familjen Trump! Nëna e bukur e Melania, Amalia sapo ka shkuar në një vend të bukur në parajsë. Ajo ishte një grua e mrekullueshme dhe do të na mungojë”, shkruan Donald Trump./Indeksonline/