09:19 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë ylli i filmave të zhanrit komedi

Aktori John Witherspoon , i cili bëri famë në komedinë “Friday”, ka vdekur në moshën 77- vjeçare.

Familja e Witherspoon njoftoi se ai vdiq papritmas të martën në shtëpinë e tij në Sherman Oaks, Kaliforni, transmeton Indeksonline.

“Me trishtim të thellë ne njoftojmë, se burri dhe babai ynë John Witherspoon ka vdekur. Ai ishte një legjendë në industrinë e argëtimit dhe një figurë babai për të gjithë ata që e përcollën ndër vite. Ne të duam baba gjithnjë dhe përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e familjes.

Karriera e Witherspoonit,  e cila filloi në komedinë “stand-up” zgjati më shumë se 5 dekada, me rolin e tij më të dalluar Willie Jones, babai i personazhit të Ice Cube, Craig … në të gjitha filmat “Friday”.

Ai gjithashtu luajti Pops në “The Wayans Brothers” dhe bëri paraqitje në “The Tracy Morgan Show” dhe “Jesus Jesus”.

Ai la pas vetes gruan, Angela dhe djemtë JD dhe Alexander./Indeskonline/