Ndërron jetë ylli i filmit ‘Doctor Who’

Aktori i njohur Bernard Holley ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.
Ai u përballë me një sëmundje të rëndë që disa vite, transmeton Indeksonline.
Bernard ishte emër i njohur gjatë fundit të vitet ’60 dhe fillimeve të vitit ’70 pasi ishte aktiv në shfaqje të shumta. Ishte pjesëmarrës në filma si “The Gentle Touch”, “Dracula” dhe “Doctor Who”.
Ai la pas gruan e tij Jean, djalin e tyre Michael, nipërit Marley dhe Isla si dhe pesë vëllezër dhe dy motra./Indeksonline/
