75 Mall Live Search
10:41 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shuhet ylli i njohur televiziv

Gary Rhodes, kuzhinier i famshëm britanik ka vdekur në Dubai, në moshën 59 vjeçe.

I njohur për dashurinë e tij për kuzhinën britanike dhe stilin e veçantë të flokëve, Rhodesi ishte po ashtu i njohur më së miri për programet që përfshirë MasterChef , Hell’s Kitchen dhe MasterChef USA, transmeton Indeksonline.

Sipas një deklarate familjare Rhodesi ndërroi jetë të martën në mbrëmje.

“Familja Rhodes është shumë e pikëlluar të njoftojë vdekjen e burrit, babait dhe vëllait të dashur, Gary Rhodes OBE,” thuhet në deklaratë.

“Gary ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, e martë 26 nëntor 2019, në moshën 59 vjeçe, me bashkëshorten e tij të dashur Jennie në krah. Familja do të donte të falënderonte të gjithë për mbështetjen e tyre dhe të kërkojnë intimitet gjatë kësaj kohe. “

Përveç mbajtjes së katër restoranteve, dy prej të cilave ndodhen në Dubai, kuzhinieri i mirënjohur kishte linjën e tij të artikujve gatim dhe miksime të bukës.

Rhodesi kishte një restorant të quajtur “Rhodes W1” në Grosvenor House Dubai dhe një tjetër të quajtur “Rhodes wëenty10” në Le Royal Meridien Beach Resort.

Rhodesi, i lindur në Londrën e Jugut, hapi restorantin e tij të parë, më 1997 me emrin “City Rhodes”.

Rhodesi la pas vetes gruan Xhenet dhe dy djem./Indeksonline/