08:46 / E Shtunë, 27 Qershor 2020

Vdes ylli i TikTok-ut

Siya Kakkar, një influencuese e njohur në TikTok me 2 milionë ndjekës, ka ndërruar jetë, lajm i konfirmuar nga menaxheri i saj.

Arjun Sarin postoi një foto të adoleshentes indiane duke shkruar, “Prehu në paqe. Nuk kam fjalë. Do të mbetesh gjithmonë artistja më e mirë”.

Policia konfirmoi për CNN se Siya ishte 16 vjeç dhe nuk janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes.

Shumica e videove të saj në TikTok lidheshin me video të sinkronizimit të buzëve, reagime qesharake për meme të njohura dhe skeçe të shkurtra.

TikTok ka fituar shumë popullaritet në Indi dhe momentalisht ka më shumë se 120 milionë përdorues indianë që prej vitit 2016, kur u lançua për herë të parë.