21:49 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë me të cilën është përballur, ka ndërruar jetë Kryetari i Degës së kësaj partie në Graçanicë, Imri Ajeti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar një telegram ngushëllimi drejt familjarëve, miqve dhe kolegëve, transmeton Indeksonline.

Telegrami ngushëllues:

“E nderuara familje Ajeti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.

Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”