75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 31 Mars 2022 / B O

Ndërron jetë Peter Bartl, njohësi i madh i studimeve shqiptare në botën gjermanofone

Ka ndërruar jetë historiani gjerman, Peter Bartl. Ai njihej si një nga studiuesit më të njohur të studimeve shqiptare në botën gjermanofone.

Lajmin për vdekjen e Bartl e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Me keqardhje mësova për vdekjen e historianit dhe studiuesit gjerman Peter Bartl, i cili mbetet padyshim një nga njohësit më të mirë të studimeve shqiptare në botën gjermanofone. Me hulumtimet e tij për çështjen shqiptare dhe Kosovën, profesor Bartl ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme shkencore. Duke punuar për dekada si profesor i historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore në Ludëig-Maximilians-Universität München, ai ka krijuar edhe “Albanien-Institut” dhe bibliotekën me botime të historisë shqiptare, e cila konsiderohet një prej bibliotekave më të mëdha të studimeve shqiptare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Duke qenë një specialist i historisë shqiptare, profesor Bartl ka shkruar një seri të botimeve shkencore, sikurse

  • Der Westbalkan zëischen spanischer Monarchie und osmanischem Reich. Zur Türkenkriegsproblematik an der ëende vom 16. zum 17 Jahrhundert. ëiesbaden 1974.
  • Grundzüge der jugoslaëischen Geschichte. Darmstadt 1985.
  • Albanien. Vom Mittelalter bis zur Gegenëart. Regensburg 1995.
  • Die Albaner in der europäischen Geschichte. Ausgeëählte Aufsätze. London 2016.
    Përjetësisht mirënjohës angazhimit të madh të profesor Bartl për çështjen shqiptare” shkruan Ajeti në Facebook./Indeksonline/