75 Mall Live Search
17:26 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / H F

Ndërron skuadër dhe kampionat lojtari më i paguar në Kosovë

Futbollisti më i paguar në Superligën e Kosovës, Endrit Krasniqi ka ndërruar skuadër dhe kampionat.

Futbollisti i Suharekës është rikthyer te Shkëndija e Tetovës.

“Pas 10 muajsh, lojtari ka vendosur të rikthehet në Tetovë dhe tashmë është pjesë e jona për sezonin e ardhshëm. Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Sllovenisë, ku do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore në Terme Čatež”, thuhet në njoftim./Indeksonline/