Ndërron skuadër por jo dhe ngjyrat, Emerson zyrtarizohet te gjiganti brazilian

Mbrojtësi brazilian, Emerson Royal është bërë me skuadër të re.
26-vjeçari, vendosi që të braktisë futbollin evropian për t’u rikthyer në Brazil, ku nënshkroi me gjigantin e këtij vendi, Flamengon.
Flamengo, pagoi rreth 9 milionë euro për shërbimet e tij, ku i cili do të nënshkruajë kontratë për tre vite e gjysmë.
Së fundi Emerson ishte pjesë e Milanit, ku bëri vetëm 26 paraqitje pa shënuar apo asistuar./IndeksOnline/