Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ndriqohet me të kaltër, në Ditën Botërore të Autizmit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani njoftoi përmes një postimi në Twitter se ndërtesa e Kuvendit të Kosovës u ndriqua me të kaltër, për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit.
Kuvendi i Republikës së Kosovës i është bashkuar aktivitetit global për shënimin e Ditës Botërore të Autizmit.
Ndërtesa e Kuvendit është ndriçuar në mënyrë simbolike me ngjyrë të kaltër, në shenjë të solidaritetit me personat me autizëm dhe në funksion të ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë.
“Sonte, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës shkoi BLUE! Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit, le të sigurohemi që çdo ditë të gjejmë kohën për të hartuar politika dhe për të identifikuar mjetet e duhura, kështu që ecim përpara nga marrja në dijeni për autizmin, në marrjen e veprimeve për autizmin!”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/