Ndërtesa e ‘nemur’ në Ferizaj, në vendin ku vdiq një grua, rrezikohet jeta e dy vajzave tjera!
Kalimi rreth rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj është bërë ‘trishtim’ për banorët e kësaj ane.
Para disa vitesh, një pllakë mermeri e rënë nga kati i pestë i ndërtesës, kishte goditur një kalimtare të rastit (kosovare me shtetësi zvicerane) duke e lënë kështu të vdekur në vend.
Mirëpo, një fat të tillë për pak se nuk e përjetuan edhe dy vajza ferizajase. Dëshmitarët kanë treguar se gjatë ditës së djeshme nga kjo ndërtesë kanë rënë disa pjesë të tubave të ujit të cilat kanë rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve të rastit. “Indeksonline” ka bërë disa fotografi në vendin e ngjarjes.
Më poshtë, fotot:





