Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e ylberit, Kurti: Diskriminimi s’ka vend në shoqërinë tonë!

Data 17 maj shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, përmes një postimi të bërë në Tëitter ka publikuar një fotografi ku shihet ndërtesa e qeverisë e veshur me flamurin e LGBT-së, derisa ai ka shkruar se diskriminimi s’ka vend në shoqërinë tonë, transmeton Indeksonline.
“Sonte, Qeveria e #Kosovës është ndezur me ngjyra ylberi. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe askush nuk duhet të gjykohet e as të frikësohet për sigurinë e tyre për shkak të cilët janë.
#IDAHOT”, shkruan Kurti./Indeksonline
