18:14 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

‘Ndërtesa e shpresës’/ Ajo që dikur shërbente si maternitet në Ferizaj tani është kthyer në simbol të luftës ndaj COVID-19

“Ndërtesa e shpresës”, kështu e ka quajtur  kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ndërtesën  në të cilën është e vendosur Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, e që dikur shërbente si maternitet, transmeton IndeksOnline.

Nga një ndërtesës ku dolën shumë buzëqeshje e zëra gëzime, e urime, tani është simbol i luftës ndaj Covid-19.

“Kjo ndërtesë, tash simbol i luftës sonë ndaj COVID-19, dikur ishte materniteti i Ferizajt, nga ku dolën shumë buzëqeshje, zëra gëzimi e urimi. Sot, aty shërben Qendra Rajonale e Shëndetit Publik. Të përbashkët me të sotmen, ka shpresën. Shpresën se bashkë do t’ia dalim edhe në këtë betejë për shëndetin, jetën”, ka shkruar Agim Aliu në Facebook.