Ndërtim pa leje në Pejë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të dielën pasdite në Pejë, pasi që i njëjti është hasur duke bërë rindërtimin e katit të dytë të shtëpisë pa leje edhe pse nga inspektorët i është dorëzuar procesverbali për ndalim- ndërtimi si dhe i është vënë shiriti (vulat zyrtare).
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë./IndeksOnline/