75 Mall Live Search
07:48 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndërtimet e reja, rrezikojnë banorët përreth

Ndërtimet e reja sa po vijnë e shtohen. Në raste të shumta kemi parë se si përreth tyre nuk ka ndonjë shenjë paralajmëruese për kujdes të shtuar ose diçka të ngjashme.

Lexues të Indeksonline kanë përcjellur në adresë të redaksisë disa fotografi në të cilat shihen se si kanë rënë disa tulla e të cilat padyshim mund të kenë rrezikuar jetën e qytetarëve përreth.

Ndërtimi në fjalë mësohet të jetë në komunën e Fushë Kosovës. /Indeksonline/