75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / MSH1

Ndërtimet pa leje në bjeshkën e Nivokazit/ Intervistohen katër pronarë

Katër persona janë intervistuar nga autoritetet lidhur me ndërtimet pa leje në zonën e bjeshkës së Nivokazit, brenda parkut nacional.

Sipas informacioneve zyrtare, më 24 mars 2026, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë intervistuar në raste të ndara, pasi që vite më parë dyshohet se kanë ndërtuar shtëpi pa leje në këtë zonë të mbrojtur, shkruan Indeksonline.

Rastet lidhen me periudha të ndryshme kohore, konkretisht nga vitet 2018, 2019, 2021 dhe 2022.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedura e rregullt, ndërsa autoritetet pritet të vazhdojnë hetimet për këto ndërtime që dyshohet se janë realizuar në kundërshtim me Ligjin në parkun nacional.

Rasti është iniciuar si “Ndërtim pa leje”./IndeksOnline/