Ndërtimi hidrocentraleve thanë lumenjtë e kësaj zone
Planifikimi për të ndërtuar hidrocentrale të reja në lumin e Plavës (Opojë/ Dragash) në anën e Kosovës dhe pjesën tjetër të lumit “Luma” dhe degët e lumit që rrjedhin në hapësirat e Topojanit në Kukës, ka ngritur në këmbë banorët e zonës së Topojanit e Kukësit.
Të cilët po kërkojnë që të mos ndërtohen këto hidrocentrale HC-e ngase i gjithë ekosistemi është varfëruar dhe shtrati i lumit “Luma” që derdhet në Liqenin e Fierzës është tharë.
Ditëve në vijim pritet që këto protesta të përshkallëzohen, nga banorët e Kukësit. Edhe në pjesën e Kosovës, në lumenjtë afër, ka filluar ndërtimi i disa hidrocentraleve HC-ve, që si rezultat ka shkaktuar tharjen e shtratrave të lumenjve të Plavës (Opojë/ Dragash), Vraniqit/ Dragash, e tutje në zonën e Kukësit.
Krejt kjo po ndodh për interesin e e disa biznesmenëve të pakët, por që po shkaktojnë një katastrofë ekologjike në zonën e Kosovës dhe Kukësit/ Shqipëri.
Shih videon, e protestuesve të zonës së Topojanit/ Kukës të cilët kundërshtojnë ndërtimin e këtyre hidrocentraleve/ HC-ve, që të mos të dëmtohen lumenjtë.