Ndërtimi i hotelit luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Nënshkruhet marrëveshja milionëshe mes kompanisë Royal dhe Qeverisë së Malit të zi për ndërtimin e hotelit luksoz “Jadran”

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar Aneksi IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit luksoz “Jardan” në Ulqin.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj dhe pronari i Royal Company nga Prishtina, Arbër Kryeziu, nënshkruan Aneksin IV të kontratës, në të cilën treguan se janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për valorizimin e lokacionit të ish-hotel “Jadran-it” në Ulqin.

Nënshkrimi i kësaj kontrate do t’i mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit i cili do të jetë një nga më luksozët në bregdetin malazez i një brendi të njohur globalisht.
Në nënshkrim morën pjesë: kreu i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, pas së cilës së bashku me nënshkruesit do t’u drejtohen mediave. /Indeksonline/